Dy kosovarë vodhën në Gjermani, njëri arsyetohej se paratë i duheshin për drogë

Dy azilantë nga Kosova janë kapur duke vjedhur në një shtëpi të Chemnitzit në Gjermani.Ky qytet, sipas medieve gjermane, është mbipopulluar nga azilantët në vitin 2015 dhe ndër ta edhe disa kosovarë, transmeton Koha.net.Jeton Z. 25 vjeç dhe Rexhep A.22 vjeç kanë jetuar si azilantë në atë vend, por ata kanë shkaktuar edhe vepër penale të vjedhjes. Kapja e tyre është mundësuar nga qentë e trajnuar dhe dëmi i tyre llogaritet të jetë deri në 25.000 euro.Në gjykatë, të dy kosovarët kanë dhënë deklaratat e tyre. Jeton Z. Ka thënë se është përballur me mungesë të parave pasi nuk ka pranuar të plotësojë aplikacionin e azilantit. “Më duheshin paratë. Kërkoj falje”, ka thënë Jeton Z.Kurse kosovari tjetër, Rexhep A. ndryshe nga Jetoni, ka thënë se konsumon drogë dhe për atë i janë nevojitur paratë. “Unë konsumoj marijuanë, më duhen dhjetë euro në ditë”, ka thënë Rexhep A.Për dy kosovarët e premtja përfundoi më së miri: atyre iu është pezulluar vendimi për 16 dhe 12 muaj burg./Koha.net/