Refugjatët ngrenë tendat në tokën e fermerit, ai ja shkatërron me traktor

Një fermer grek në kampin e Idomenit ka shkatërruar tendat që refugjatët ngritën në tokën e tij.Duke pranuar se duhej të përgatiste tokën për bagëtitë e tij, Lazaros Oulis lëroi tokën teksa dhjetra emigrantë qëndronin duke parë.Video tregon momentin se si ai hedh tendat e tyre me traktor, derisa ndalohet nga policia.“Duhet të lëroj fushën time. Jo fushën e dikut tjetër, timen!! Kam një biznes me 70-80 viça, dua të prodhoj ushqim për ta sepse financiarisht nuk mund ta përballoj më”- shprehet ai për Daily Mail.“Nuk kam asnjë problem me familjet e refugjatëve, aspak. Unë mund të kisha qënë në vendin e tyre. Por kam gjithashtu detyrime”- shton Oulis.Megjithëse shumë emigrantë u prekën nga incidenti, disa treguan mirëkuptim për situatën.“Ai ka të drejtë sepse është toka e tij. Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjmë,ky nuk është vendi jonë. Kjo nuk është toka jonë,”- thotë 32 vjeçari nga Siria, Reshal Hamdo.Pavarësisht mbylljes së kufirit Greko-Maqedonas, 11 njerëz strehoen në Idomenit, dikur një kamp tranzit.32BD0E2A00000578-3518861-image-a-71_1459509554094 32BD0E3F00000578-3518861-image-a-68_1459509338397 32BD0E4D00000578-3518861-image-a-67_1459509333396 32BD0E1200000578-3518861-image-a-70_1459509343973 32BD38BA00000578-0-image-a-90_1459511054285/Oranews.tv/