Rruga e lumit të Vlorës, Rama: Projekti më i madh strategjik i qeverisë

Vlora dhe Himara, së shpejti do të lidhen me një korridor të vetëm rrugor. Kryeminstri Rama, gjatë prezantimit të planit për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës, tha se në vjeshtën e këtij viti nisin punimet për atë që e quajti projektin më të madh strategjik. Ky investim, sipas kreut të ekzekutivit, do të hapë një faqe të re për rajonin e Vlorës dhe zonave jugore kryesisht për zhvillimi i bujqësisë por edhe për sektorët si shëndetësia dhe arsimi.Rama: Nëse e shikojmë edhe në një pamje më të gjerë, bëhet fjalë për një investim strategjik të rëndësishëm, që i jep përmes impaktit që sjell në gjithë zonën, impakt edhe ekonomisë sonë kombëtare.  Kjo rrugë krijon parakushtin për të kaluar nga bujqësia e mbijetesës, pra nga prodhimi për të mbajtur frymën gjallë të vetë familjeve të izoluara në ato territore, në një ekonomi rurale të diversifikuar, ku nuk ka asnjë diskutim që do të krijohet një akses normal për shërbimin shëndetësor, edhe për shërbimin mësimor dhe për shërbimet e tjera.Në fjalën e tij, Rama shfrytëzoi rastin për të hedhur edhe njëherë akuza në drejtim të qeverisë së kaluar, mbi borxhet e akumuluara dhe investimet e kësaj qeverie mbi rrugët që ishin deklaruar të përfunduara.Rama: Siç e dini, na është dashur fillimisht të përballemi me një mal të madh borxhesh. Kemi financuar ndërtimin e 207 kilometrave rrugë të reja në rrugët e nisura më parë.Rama shfaqi pakënaqësi për ritmin e punës për ndërtimin e Lungo Mares.Rama: Nuk po përsëris projektin e Lungomares, i cili po ecën me ritme më të mira, por jo aq sa duhet të eci. Gjithsesi shpresoj që kompania të arrijë të përmbushë objektivin që ne kemi vënë.E di që sado punë të bëjmë ne për Vlorën, vlonjatët nuk do të jenë asnjëherë aq të kënaqur, sa të bien rehat e të mos nxjerrin bishta, se po të mos ishin njerëz që nxirrnin bishta, nuk do të kishin bërë historinë në këtë vendNjë tjetër investim ka të bëjë edhe me zgjerimin e portit të Vlorës, për të bërë të mundur ankorimin e anijeve të mëdha dhe jahteve. Dhe si për të bindur vlonjatat se do të mbajë premtimet, Rama e mbylli me këtë shprehje popullore.Rama: Sepse nuk ka dalë kot në Vlorë, ajo fjala që thotë: “Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala./Oranews.tv/