Blushi dhe Hafizi apel socialistëve të mos votojnë në referendum
Krah njeri – tjetrit, rebelët brenda radhëve të Partisë Socialiste Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë bërë publike 20 pikat e dokumentit të hartuar prej tyre që i thotë jo referendumit të 9 Prillit.I ashpër në qëndrime me linjën që po ndjek kryesocialisti Edi Rama, deputeti Ben Blushi argumentoi arsyet sipas tij po sjellin një situatë kaotike brenda selisë rozë. Njeriu që propozoi referendumin ka frikë të bëjë fushatë dhe rezultatin do ta shkruajë vetë tha Blushi, i cili shtoi se sot Rama është pa mandat dhe në të njëjtën kohë ai nuk ka respekt për veten, pasi e barazoi me një pyetje referendumi.Blushi: Ne besojmë se PS mund të ndryshojë, e cila nuk i mohon të drejtën e zgjedhjes dhe kandidimit. Në kongresin e para dy javëve PS mori një vendim aq historik, apo kundër historisë. Është e para parti për fat të keq që i hoqi të drejtën anëtarëve të vet të drejtën për të zgjedhur dhe kjo është arsye se pse unë dhe shumë socialistë jemi kundër. Ajo që kemi kërkuar është që PS ta shprehë me votë të hapur me kuti të fshehtë mendimin e vet. Kjo e drejtë u mohua. Nuk u bënë zgjedhje në kongres, nuk u votua. Ky statute duhet të ishte zgjedhur me kuti sic është bërë gjithmonë. Kjo nuk ndodhi. Duhet të kishte part zgjedhje për kreun e PS, kjo nuk ndodhi. Të gjitha këto u zëvendësuan me një referendum i cili më vjen keq ta them është një mundësi për të trukuar shumicën dhe pakicën brenda PS. Njeriu që propozoi referendumin ka frikë të dalë në fushatë, se referendumin e propozoi Edi Rama. E keni parë të bëjë ndonjë ditë fushatë për referendumin që propozoi? Nuk bën sespe nuk ka interes për fushatën sepse rezultatin do ta shkruajë vetë, në tavolinë dhe do ti thotë socialistëve që ky është referendum. Pa i thënë atyre që janë kundër sic jemi ne të bëjnë fushatë dhe të kënë vëzhgues dhe numërues në ato qendra votimi ku do numërohen votat.Por përtej insistimit të gazetarëve, në asnjë moment Blushi nuk pranoi krijimin e një partie të re nëse referendumi mbahet dhe flet në favor të Ramës. Ama në këtë pikë është i qartë se kundërshtitë do t’i vijojë, pasi ai e sheh Shqipërinë në ditë të vështira dhe për këtë përgjegjesi kemi edhe ne si anëtar të PS vijoi ai.Deputetja Hafizi e quajti referendumin tentativë për të mohuar votën e anëtarëve të PS dhe mekanizëm për të hequr proçesin e zgjedhjes së kryetarit.Hafizi: Në këtë kongres u vendos që data e referendumit të jetë 9 prilli në kundërshtim me të gjitha noramt e partisë dhe kodin e zgjedhjeve që përcakton se referendumet nuk mund të mbahen pas dy muaj para kongresit ose jo më parë se 2 muaj pas kongresit. Në këtë referendum është mohuar e drejta e fushatës për alternative të ndryshme. Pra është vendosur që ky referendum të zhvillohet pa asnjë fushatë në kundërshtim me të gjitha normat e një jete demokratike. Ndonëse në kodin zgjedhor është përcaktuar se në alterantivat referendare kanë të drejtë vëzhguesit e tyre në të gjitha nivelet e zgjedhjeve kjo e drejtë është shkelur sepse është mohuar e drejta e pasjes së vëzhguesve të alterantivave. Ky referendum tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes së kreut të PS. Pra është një referendum që tenton ti heqë të drejtën e votës dhe kandidimit anëtarëve të PS.Edhe pse dy deputetët deklaruan si ishin takuar me anëtarë të PS Shkoder, duket se gjithçka ka ndodhur larg syrit të medias, megjithatë edhe në dalje ata u panë të largohen të vetëm.[caption id="attachment_713354" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arsyet e Blushit per te mos votuar referendumin[/caption][caption id="attachment_713353" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arsyet e Blushit per te mos votuar referendumin[/caption]/Oranews.tv/