Anulimi i vizës, Llalla: Ambasada nuk kishte besimin se prokurori i Durrësit do kthehej në Shqipëri
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nga SHBA në një intervistë për Zërin e Amerikës i është kundërvënë deklaratave të ambasadorit Lu sipas të cilave gjyqataret që mbajne orë më të shtrenjta së makina e tij janë të korruptuar. Ai tha se ka plot mënyra për të vënë pasuri pa qenë nevoja të jesh i korruptuar.Lalla: Nëse një zyrtar i caktuar zotëron një pasuri, kjo nuk do të thotë se ai është kriminel apo shkelësit e ligjit. Pasuria mund të përfitohet në forma të ndryshme, trashëgimisë, bizneseve apo të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrotjur një zyrtar të caktuar, por të akuzohet dikush se ke një unazë apo një orë mendoj se nuk është e drejtë. Ka institucion të posacme që merren me verifikimin e pasurive të këtyre zyrtarëve.Shefi i Prokurorisë foli edhe për Prokurorin e Durrësit të cilit iu mohua viza nga ambasada e SHBA.Lalla: Prokurori i Durrësit ishte parashikuar që të ishte pjesë e delegacionit tim sot këtu në Uashington Viza për të cilin nuk u dha në kohën e duhur nga ambasada amerikane, ose më pas u dha dhe u fshi, është për shkaqe që tashmë janë bërë publike. Fillimisht ambsaada njoftoi se nuk i ka dhënë vizën pasi dokumentacioni nuk ka qenë i plotë dhe njëherazi duke u shprehur se rasti konkret nuk kishte besimin e plotë se Prokurori do të rikthehej sërish në Shqipëri.Prokuroria ka qenë i angazhuar për të pastruar radhët e veta nga shkelësit e ligjit. Ne arrestuam 2 prokurorë që janë në proces gjykimi të akuzuar për korrupsion. Institucioni ynë është i angazhuar për të hetuar radhët tona dhe më pas për këdo.Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në takimin e Shoqatës Amerikane për Ligjin Ndërkombëtar ku ai është anëtar dhe paguan 500 dollarë për të qenë pjesëmarrës në takime të tilla.Llalla shprehu edhe një shqetësim, për mosbesim të qytetarëve në institucione të tjera. Si pasojë e kësaj tha Llall kallëzimet bëhen në Prokurori, duke e ngarkuar punën e këtij institucioni.Lalla: Korrupsioni është shqetësues për vendin tonë. Prokuroria ka përmbushur në mënyrë korrekte detyrën e saj. Ka vënë para përgjegjësi zyrtarë të lartë. Nuk them se kjo është mënyra më ë mirë, po mendoj se kemi bërë punën në mënyrën korrekte.Institucione të tjera kanë për detyrim verifikim te dhënvae dhe tja vënë në dispozcion prokurorisë.Nga mungesa e besimit të mjaft strukturave, qytetarët kanë tendencë që kallëzimet ti bëjnë në Prokurori, duke e ngarkuar institucionin tonë që është e papërballueshme. Këto kallëzime duhen bërë në institucione të tjera, si në polic, dogana apo tatime.Llalla u pyet edhe për rastin e vrasjes së bankerit Artan Santo, për të cilin tha se hetimet vazhdojnë."Rasti i Santos është pa pautorë, hetimet po zhvillohen me policinë e shtetit", tha Lalla./Oranews.tv/