Veliaj: Harxhuam 1 mln $ për Parkun e Kasharit, banorët fitojnë 10 mln $
Tirana shumë shpejt do të ketë një park të dytë që do të ndërtohet përreth liqenit të kasharit.Ndërsa prezantoi projektin, kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se përfituesit e këtij investimi madhor nuk janë vetëm banorët e Kasharit, por edhe të kryeqytetit dhe bizneset përreth.Veliaj: Pra, nëse ne shpenzojmë 1 milionë dollarë për të rregulluar këtë park, i gjithë komuniteti rreth e rrotull Kasharit përfiton 10 milionë dollarë, e kështu me radhë. Shumë prej bizneseve të tyre, si bujqësia, hotelerizmi, etj.Projekti i bashkisë është mirëpritur nga banorët e zonës së Kasharit të cilët shprehen se duhet të ishte hartuar prej kohësh.Banor: Ky park i vjen në ndihmë të gjithëve, edhe për problemet ekonomike tonat, edhe për fëmijët tanë.Kryebashkiaku Veliaj ironizoi edhe protestat për parkun e lojërave tek liqeni: “Për të gjithë ata që nesër do vijnë dhe zhvillojnë protestat këtu, le t’i sqarojmë; mund ta kishin bërë parkun përpara. Këtu nuk ka kafshë të egra. Bëhet fjalë për një zonë që është rrethuar me urbanizëm, por nuk është funksionale.Përpos protestave, Veliaj theksoi se parku i lojërave do të jetë gati për fëmijët më 1 qershor.Veliaj: Ne nuk i përgjigjemi baltës me baltë. Ne i përgjigjemi baltës me një zgjidhje konkrete. Kështu që ne jo vetëm do të mbarojmë më datë 1 qershor, këndin tek liqeni, por me zor pres të nisim punën për këndet e reja në të gjithë Tiranën.Për politikanët që morën pjesë në protestën e së hënës, kryebahkiaku ka një pyetje: Këta ku i kanë fëmijët e tyre?Veliaj theksoi se në fund të këtij mandati, synon që Tirana të ketë 5 parqe kryesore, të cilat do të administrohen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit./Ora News/