Kalbëzimi i rrënjës së bimës, fermerët: Faji i farës, agronomët nuk na ndihmojnë
Fermerët e Lushnjës, të cilët kultivojnë perimet në sera janë prekur masivisht nga kalbëzimi i rrënjës së bimës. Ndonëse janë përpjekur që prodhimin ta nxjerrin herët, produkti është dëmtuar nga kalbëzimi që ka prekur pothuajse të gjithë fshatrat e qytetit myzeqar.Adem Sulo është nja nga fermerët që është dëmtuar nga kalbëzimi i rrënjës që ka prekur në masë serën ku kultivon perimet. Sipas tij, trajtimi eshte i veshtirë me preparate, ndërsa thotë se nuk kane asistencen e duhur nga agronomet dhe specialsitet e drejtorise së bujqësisë.Ekspertët e drejtorisë së bujqësisë në Lushnje thonë se kushtet teknike për te kultivura perime në sera janë të rrepta dhe fermeret jo gjithmone i respektojne pasi shpenzimet janë të mëdha dhe jo gjithmonë farërat e blera janë cilësore./Oranews.tv/