350 zyrtarë të pajisur me armë, do çarmatosen gjyqtarë e prokurorë

Pas deputetëve nis edhe çarmatosja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Me hyrjen  në fuqi të ligjit të ri për mbajtjen e armëve më 25 mars, komisariatet e policisë në Tiranë por edhe në rrethe kanë kërkuar të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë dorëzimin e tyre.Në të gjithë vendin janë 350 zyrtarë të lartë, mes tyre deputetë, kryetar bashkish, drejtues në administratën publike, gjyqtarë dhe prokurorë që kanë qenë të pajisur me armë.Mësohet se deri tani janë dorëzuar 168 dhe  kane ngelur ende pa u dorëzuar 182 arme zjarri pistolete.Vetëm në Tiranë  janë dorëzuar 70 armë zjarri pistoleta,  ndërsa ka përfunduar dorëzimi nga prokuroria e Durrësit pranë drejtorisë së policisë së këtij qarku.Në bazë të ligjit të ri për armëmbajtjen pa leje  një zyrtar i lartë mund të kërkojë të mbajë armën nëse mendon se e ka të nevojshme apo i rrezikohet jeta por për këtë duhet ti nënshtrohet një sërë procedurash një prej të cilave edhe  kryerja një kursi për përdorimin e armës.Burime nga policia bëjnë me dije se pas debatit që hapi rasti I deputetit Gent Strazimiri, që u shfaq me armë në publik gjatë protestës për parkun e lojërave te liqeni artificial ka një interes të shtuar të të gjithë zyrtarëve të pajisur me armë për të bërë dorëzimin e menjëhershme te tyre.“Nga të dhënat që disponon Policia e Shtetit, institucionet më problematike në dorëzimin e armëve të zjarrit janë kategoria Gjykatë/Prokurori”, sqaron policia.Ligji i ri ka hyrë në fuqi më 25 mars ndërsa  afati përfundimtar që u është lënë togave të zeza dhe prokurorëve për të kryer dorëzimin vullnetar të armëve është  data 10 prill./Ora News/