Bazilika paleokristiane, zbulimi u la në harresë për mungesë fondesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2016, 16:03
Ishte viti 2007 kur gërmimet në qendër të qytetit të Elbasanit zbuluan baziliken palekristiane që i përket shek V- VI. Me iniciativen e Bashkisë Elbasan dhe kryetarit Qazim Sejdini në gusht-shtator të vitit 2007 filluan gërmimet në vendin e quajtur Bezistani.Në qendër të qytetit, u zbuluan dyshemeja me mozaik, afresket në mure dhe element me vlera të mëdha kulturore. Por projekti, pothuajse një dekadë më pas mbeti në vend numëro.Pavarësisht interesit që zgjoi zbulimi arkeologjik, për mungesë fondesh, bazilika e periudhës paleokristiane i shek V-VI, në afërsi të Rrapit të Bezistanit, u mbulua me dhe, ndërkohë që projekti nuk u bë kurrë funskional për t'u kthyer në destinacion atraktiv turistik për qytetin e Elbasanit./Oranews.tv/