Thaçi: Na pret punë e madhe në implementimin e MSA-së

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në mes të Kosovës dhe BE-së, duke thënë që po shënohet hapi i parë historik në rrugën e anëtarësimit tonë në familjen europiane.Në profilin e tij në Facebook, Thaçi  ka shkruar se shumë gjenerata e kanë pritur këtë ditë, që edhe zyrtarisht të bëhemi pjesë e tregut të përbashkët europian.“Uroj ekipin negociues, institucionet, bizneset dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Tash na pret një punë madhore në implementimin e MSA-së, në çdo sferë të ekonomisë, të politikës dhe të drejtave të njeriut, për të mirën e përgjithshme të shoqërisë”, ka shkruar ai.thaci