Kapet shqiptari me 1 kg heroinë e 5 kg kanabis në Janinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2016, 15:29
Një 61 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, nën akuzën e trafikut të drogës. Atij i janë gjetur rreth 1 kg e 100 gr heroinë, si dhe rreth 5 kg e 250 gram kanabis sativa.Arrestimi i tij u krye në agimin e kësaj të premteje në Kalpaki të Janinës. Lënda narkotike heroinë ishte e ndarë në dy pako, ndërsa hashashi në pesë pako të tjera.Policia greke ka konfiskuar edhe një shumë prej 550 eurosh, një telefon celular si dhe mjetin me të cilën transportohej lënda narkotike.I arrestuari është dërguar në komisariat ku pritet të merret në pyetje nga prokurori./Ora News/