Letërkëmbimi, si komunikoi Rama dhe Basha?
Letërkëmbimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, në përpjekje për të ngritur një nivel të lartë dialogu për çështjet e rëndësishme, ndan opinionin, jo vetëm për mënyrën e të komunikuarit, por dhe mbi sinqeritetin për të sheshuar çështjet që i ndajnë.Analisti Agron Gjekmarkaj, inkurajon dialogun politik, por thotë se mediatizimi menjëherë i letrës duket më si shumë konsum publik se përpjekje reale për të zgjidhur problemet.Gjekmarkaj: Më tepër për të ushqyer militantë me letra të tilla sesa për të zgjidhur problemin. Nëse kanë interes për të zgjidhur çështjet madhore që shqetësojnë vendin janë në radhë të parë institucionet në radhë të dytë është edhe diplomacia underground që mund të komunikojnë dhe për të rënë dakord dhe në moment mund të japing lajmin që po takohen dhe po diskutojnë për çështje të mëdha.Por pedagogia e komunikimit, Iris Luarasi, vlerëson këtë rrugë komunikimi dhe nuk sheh asnjë problem në mediatizmin e tij.Luarasi: Unë mendoj se në politikë shkojnë të gjitha bashkë. Shkon sinqeriteti për zgjidhje dhe e gjitha kjo shkon bashkë me të bërin publik të gjërave. Kjo nuk domethënë që nuk ka elementë të rëndësishëm që zgjidhen në politikë underground nëpërmjet këshilltarëve, eminencave gri, njerëzve që janë në mes dhe përpiqen të jenë intelekutorë mes palëve, qofshin këta edhe ndërkombëtarët.Gjekmarkaj shkon më tej në opinionin e tij kur thotë se ky proces letërkëmbimi është show dhe se komunikimi degjeneroi duke u zhvendosur në rrjetet sociale. Por ndryshe mendon zonja Luarasi, e cila komunikimin social e sheh si mënyrë të mirë për të komunikuar.Gjekmarkaj: Shenjta e degjenerimit mendoj se i dha vetë kryeministri me komentin që i bëri përgjigjes së zotit Basha. Dmth ishte në stilin e tij që donte ende të vazhdonte diversionin sepse edhe letra e zotit Rama vjen në një pikë kritike të zotit Rama. Ka kaluar një kongres mjaft problematik me probleme të mëdha në qeverisjen e vendit.Luarasi: Unë këtë e shikoj si zhvillim te tekonologjisë. Nuk mendoj se ka tani politikanë që nuk përdorin në mënyrë masive rrjetet sociale. Kjo është një nga mënyrat më të mira për ta çuar mesazhin tek publiku. Analisti Gjekmarkaj, komenton dhe përbërjen e dy letrave, duke dhënë këto komente për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën si letërshkrues.Gjekmarkaj: Letra e zotit Rama kishte brenda një bllof për mendimin tim, sepse ai thoshte: Hajde takohemi për të mos rënë dakord kjo i bie që të tranformojë në shoë. Por, përtej kësaj mendoj se Basha nuk mund ti jepte një tjetër përgjegje përtej asaj që dha sepse ishte një pranim refuzim në të njëjtën kohë. Mund të luante njësoj si Rama dhe mund të shkonte dhe ti paraqiste të gjitha opsionet e veta./Oranews.tv/