Policia greke arreston 21 vjeçarin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Igumenicë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte në kërkim për grabitje të armatosur.Ai është arrestuar pas mesnatës së sotme nga punonjësit e policisë helene. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur do të deportohet për Shqipëri./Ora News/