Sekspërgjimet largojnë ministrat e BDI-së nga Qeveria: I fabrikuan qarqe antishqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim ka konfirmuar tërheqjen e parevokueshme të ministrave dhe të zëvendësministrave nga qeveria e Maqedonisë. Përmes një deklarate për shtyp, BDI qartëson se vendimi ka lidhje me publikimin e përgjimeve mes dy zyrtarëve të lartë të kësaj force politike, deputetes Ermira Mehmeti dhe ish-zëvendës kryeministrit Musa Xhaferri. BDI shpreh keqardhjen se pavarësisht një marrëveshjeje të arritur për Prokurorinë Speciale për përndjekjen e veprave që burojnë nga materialet e përgjuara, sërish ky proces është kompromentuar.BDI: Me keqardhje konstatojmë që ky proces tashmë është kompromentuar fillimisht si pasojë e prodhimit të mijëra përgjimeve të paligjshme dhe më pas edhe të distribuimit të tyre në duar të krimineleve me qëllim të keqpërdorimit nëpërmjet të Fabrikave të Aferave.Sipas deklaratës, procesi u kompromentua edhe si pasojë e paralizimit institucional dhe mosreagimit të drejtorive kompetente.Partia e Ali Ahmetit shpreh indinjatë të thellë për prodhimin, tregtimin dhe distribuimin e materialeve të montuara që fabrikohen me tendencë.BDI: Që nga nisja e zbulimit të përgjimeve joligjore nga opozita maqedonase, Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar që të botohet çdo bisedë autentike joligjore që ka të bëjë me krim dhe keqpërdorim të detyrës, por në mungesë të materialeve të tilla të cilat denoncojnë korrupsion ose krim nga ana e anëtarëve të BDI, qendrat që e luftojnë BDI-në qysh nga viti 2002 po prodhojnë montime dhe fabrikime të përgjimeve, të cilat janë absolutisht të papranueshme dhe paraqesin metodën më të ulët dhe jonjerëzore të sulmeve politike dhe personale.Në deklaratë thuhet gjithashtu se qarqe të caktuara por prodhojnë dhe falsifikojnë në mënyrë të vazhdueshme dosje të fabrikuara për afera korruptive të paqena si mjeti i fundit për të luftuar besimin e palëkundur të shqiptarëve ndaj BDI-së.BDI kërkon nga institucionet e vendit, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë Publike që të ndërmarrin masa të menjëhershme për t’i arrestuar falsifikatorët, distribuesit dhe botuesit e përgjimeve të montuara, ndërsa njëkohësishtBDI fton njëkohësisht edhe Prokurorinë Speciale që të kyçet menjëherë në hetimin e këtij krimi të rëndë i cili po synon dëmtimin personal publik të figurave shoqërore dhe po cenon edhe punën e këtij institucioni i cili ka përgjegjësinë ligjore për bisedat e përgjuara të cilat tashmë po tregtohen dhe po përpunohen në tregun e zi gjithandej në rajon./Ora News/