Po priste dru, babai godet me sëpatë në kokë djalin 3 vjeç

Një fëmijë 3 vjeç është goditur aksidentalisht me sëpatë në kokë nga i ati teksa ky i fundit ka qenë duke prerë dru.Ngjarja është shënuar rreth mesditës të ditës së sotme në fshatin Topojan të Bulqizës."Nga hetimet paraprake të kryera nga policia rezulton se babai i shtetasit të dëmtuar duke prer dru në mënyrë aksidentale ka lënduar fëmijën e tij"Rreth orës 13:30 fëmija M.Ç. është paraqitur me urgjencë  në spitalin e Peshkopisë. Më pas me helicopter djali është transportuar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.Ky është version zyrtar i ngjarjes I bërë publik nga policia e Dibrës/Oranews.tv/