Arrestohet shqiptari për posedim heroine, vëzhgohej prej kohësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2016, 13:03
Një 43 vjeçar përfundoi në prangat e policisë italiane në qytetin Krotones.Shqiptari i arrestuar është Betim Xeka, i cili u arrestua për posedim të lëndëve narkotike.Në momentin e arrestimit, shqiptarit i janë sekuestruar 380 gramë heroinë, ndërsa po udhëtonte me një makinë të tipit Panda.Shqiptari Xeka jeton prej disa vitesh në Itali e rezident në Isola Capo Rizzuto. Policia italiane kishte vënë nën mbikëqyrje prej kohësh shqiptarin.
/Ora News/