Shkëmbim zjarri mes dy makinave ne qender te Shkodres
Mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda, por për fat të mirë u mbyll pa lëndime në njerëz përplasja me armë zjarri mes disa të rinjve në qytetin e Shkodres. Ngjarja ndodhi në lagjen “Vojo Kushi” rreth orës 12.30 minuta, fare pranë teatrit “Migjeni” kur dy automjete që sipas hetimeve të para njëri ishte tip “Golf” dhe tjetri “Audi” me të cilin po lëviznin grupi i të rinjve, ka shkëmbyer zjarr me njeri – tjetrin.Të rinjtë kanë mundur të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa uniformat blu kanë arritur të gjejnë si provë materiale vetëm dy gëzhoja.Menjëherë grupi i ekspertizës dhe efektivë të rendit dhe krimeve kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ku po merren në pyetje dëshmitarë në vendngjarje për të mundësuar identifikimin e më pas arrestimin e autorëve.Dyshohet se grupi i të rinjve ka patur konflikt të mëparshëm dhe pasi janë shkëmbyer në rrugë, nuk kanë kursyer përdorimin e armëve të zjarrit.[caption id="attachment_712871" align="alignnone" width="640"]
Foto nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_712863" align="alignnone" width="631"]
Foto nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_712862" align="alignnone" width="640"]
Foto nga vendi i ngjarjes[/caption]