Çarmatosen gjyqtarët dhe prokurorët!
Pas deputetëve nis edhe çarmatosja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për mbajtjen e armëve më 25 mars, komisariatet e policisë në Tiranë por edhe në rrethe kanë kërkuar të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë dorëzimin e tyre.Deri tani, mësohet se në Tiranë janë dorëzuar 70 armë zjarri pistoleta nga prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa ka përfunduar dorëzimi nga prokuroria e Durrësit pranë drejtorisë së policisë së këtij qarku.Në bazë të ligjit të ri për armëmbajtjen pa leje nëse një zyrtar i lartë prokuror apo gjyqtar kërkon të mbajë armë zjarri duhet ti nënshtrohet një sërë procedurash një prej të cilave edhe kryerja një kursi për përdorimin e armës.Burime nga policia bëjnë me dije se pas debatit që hapi rasti i deputetit Gent Strazimiri, që u shfaq me armë në publik gjatë protestës për parkun e lojërave te liqeni artificial ka një interes të shtuar të të gjithë zyrtarëve të pajisur me armë për të bërë dorëzimin e menjëhershme te tyre.Ligji i ri ka hyrë në fuqi më 25 mars ndërsa afati përfundimtar që u është lënë togave të zeza dhe prokurorëve për të kryer dorëzimin vullnetar të armëve është data 10 prill. /Ora News/