Kosova hedh poshtë mediat serbe: S'jemi tërhequr për kamionët
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit për çështjen e mosnjohjes reciproke të certifikatave të ADR-së mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë mbetet në fuqi, deri në arritjen e një marrëveshjeje për njohjen reciproke me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.MTI ka mohuar lajmet në mediat serbe se gjatë ditës se djeshme Qeveria e Kosovës gjoja ka tërhequr masat e reciprocitetit të vendosura me 21 mars 2016, për mosnjohjen e certifikatës së ADR-së për automjetet dhe për shoferët, të lëshuara nga autoritetet Serbe për transportuesit e Serbisë të cilët realizojnë eksportin e derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë, janë të pavërteta.“Dëshirojmë të ritheksojmë gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e problemeve bilaterale përmes dialogut dhe i bëjmë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Serbisë që të reflektojnë ndaj kësaj situate duke arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave përkatëse të ADR-së, me ç‘rast do të eliminohej kjo barrierë e panevojshme tregtare dhe do të mundësohej qarkullimi i lirë dhe i papenguar i mallrave dhe njerëzve”, thuhet në komunikatët e MTI-së/Kosovapress/