Ikin ministrat e BDI-se, ja dorëheqja e Abdilaqim Ademi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2016, 12:35
Ministrat e BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë në orën 11:00 kanë deponuar dorëheqjet e parevokueshme nga postet ministrore. Dorëheqjet i kanë dorëzuar tek Kryeministri teknik, Emil Dimitriev.I pari që dorëheqjen e prezantoi edhe në profilin e tij në Facebook, është ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi. Në profilin e tij ai shkruan se dorëheqja e tij vjen menjëherë dhe konform vendimit të kryesisë së BDI-së të udhëhequr nga Ali Ahmeti.
/Oranews.tv/