Shqipëria kërkon rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës
Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Tiranë-Durrës, duket se do të jetë projekti më strategjik, për të cilin Shqipëria do të kërkojë financim në Konferencën e Parisit për Ballkanin Perëndor.Zëvendës ministrja e Puneve të Jashtme, Odeta Barbullushi zbuloi në studion e lajmeve të Ora Neës se projekti është në fazën pëfundimtare të hartimit dhe u diskutua dhe në ministerialin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndor, zhvilluar në Durrës.Odeta Barbullushi: Shqipëria ka të konfirmuar një projekt të rëndësishëm atë të interkonjeksionit me Maqedoninë. Është diskutuar dhe projekti i rehabilitimit të segmentit hekurudhor me idenë e zgjatimit në aeroportin “Nënë Tereza”Numri dy i ministrisë së Jashtme, foli edhe për rëndësinë që pati ky ministerial, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e rajonit.Forcimi i bashkëpunimit në përballimine e sfidave të sigurisë' ishte një tjetër objektiv i ministerialit të zhvilluar në prani të eurokomisionerit Johanes Hahn./Oranews.tv/