Prapaskenat e largimit të beftë të Ali Ahmetit nga qeveria

Dalja e beftë e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim nga koalicioni qeveritar ka shtuar mjaft edhe spekulimet në media. Pak ditë më parë, u publikuan përgjimet telefonike midis deputetes Ermira Mehmeti dhe zv/kryeministrit Musa Xhaferri duke zhvilluar biseda të cilësuara si “hot”, çka ka vënë në vështirësi jo vetëm dy protagonistët.Të ashtuquajturat “bombat” e opozitës, deri më tani drejtoheshin kryesisht ndaj partisë maqedonase në pushtet, por tashmë ato i drejtohen edhe Ali Ahmetit, i cili deri më tani nuk u druhej “shpërthimeve” të tilla.Kur në skenë po dalin përgjimet ndaj njerëzve të tij të afërt, ai bëri një largim të beftë nga koalicioni qeveritar, teksa në prag janë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, të cilat mund t’i japin fund krizës politike disavjeçare në vend.Por, arsyet e këtij largimi duket se lidhet edhe me probleme të brendshme të partisë dhe përplasja e fortë e grupeve rivale.“Në njërën anë është grupi i funksionarëve të lartë qeveritar të udhëhequr nga Musa Xhaferri, Fatmir Besimi, Abdilaqim Ademi që nuk duan të tërhiqen nga postet e tyre qeveritare dhe që deri tani kanë qenë të pazëvendësueshëm, dhe në anën tjetër më të zëshëm kanë qenë grupimi i përkrahur nga Hazbi Lika dhe Fatmir Dehari, të cilët kërkojnë reformë të thellë brendapartiake. Ka pasur kërkesa që këto figura të tërhiqen sa më shpejt nga postet qeveritare, mirëpo ata kanë refuzuar dhe kanë arsyetuar qëndrimet e tyre. Situata është tensionuar, ashtu që është dashur të ndërhyjë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për të marrë vendim që të tërhiqen përkohësisht të gjithë funksionarët qeveritarë dhe në ditët në vijim ai të marrë vendim për politikbërjen dhe veprimet partiake”, thekson Ina një zyrtar të BDI-së në kushtet anonimati.Po ashtu nga burime partiake mësohet se para mbledhjes, një grup i anëtarëve të kryesisë kanë firmosur një kërkesë të përbashkët në formë peticioni për dorëheqjen e këtyre funksionarëve, dhe pikërisht kjo ka qenë çështja që ka shpërthyer me debate të ashpra.Edhe njëri nga portalet Aktpress ka shkruar se është acaruar një luftë e ashpër mes forcave progresiste dhe atyre destruktive. “Forcat desktruktive të udhëhequra nga Musa Xhaferi nuk lejojnë që ata të largohen nga udhëheqja e BDI-së, e të zëvendësohen me ata progresistë të udhëhequr nga Hazbi Lika e të tjerë. Ditët e ardhshme do të karakterizohen me një luftë tepër të ashpër nga ku do vendoset edhe fati i BDI-së, nëse do shkoj në histori ose do të reformohet totalisht…”, shkruan ky portal./Ora News/