Forcat irakiane drejt marrjes së qytetit strategjik Heet, ISIS shtyhet drejt Sirisë

Të paktën tetë ushtarë irakianë u vranë të enjten pas një sulmi vetëvrasës me bombë nga një anëtar i të ashtuquajturit Shtetit Islamik.Ai hodhi veten në erë nëpërmjet një makine bombë pranë një autokolone të ushtrisë irakiane, e cila po avancon drejt qytetit Heet, duke larguar kështu forcat e ISIS.Forca speciale irakiane të mbështetura nga avionë bombardues amerikanë kanë avancuar në drejtim të provincës perëndimor të Anbarit, e kontrolluar prej muajsh nga ISIS.Qyteti Heet ka pozicion strategjik pranë lumit Eufrat, ndërsa atje ndodhet edhe baza ajrore Ain al-Asad, ku qindra forca amerikane kanë trajnuar më herët forcat irakiane. Rimarrja e qytetit do të shtyjë ISIS-n drejt kufirit me Sirinë në perëndim, duke lënë Falluxhën bastionin e vetëm të grupit terrorist./Ora News/