Jep dorëheqjen ministrja e qeverisë Renzi, përgjimet zbuluan përfshirjen në një skandal korrupsioni

Ministrja italiane e Zhvillimit Ekonomik Federika Guidi ka dhënë dorëheqjen pasi ështëpërfshirë në një skandal korrupsioni.Dorëheqja e saj ka ardhur pas pubikimit të një bisede telefonike me të fejuarin e saj, pronar i dy shoqërive në sektorin e karburantit, në të cilën i premtonte se së shpejti do të kalonte në dhomën e Senatit ndryshimi i një neni i cili favorizonte hedhjen e paligjshme të mbetjeve të impianteve Eni (Entit kombëtar i hidrokarburave) në Qendrën e përpunimit të Vajit në Viggiano në provincën e Potencës dhe në Qëndrën e përpunimit të Vajit të shoqërisë Total në Corleto Perticara, po në provincën e Potencës. Përgjimet telefonike të Ministres italiane kanë ardhur pas një hetimit të nisur nga Prokuroria e Potencës mbi dëmet ambientale të shkaktuara nga mbetjet e impianteve të hidrokarbureve ENI.Në kuadër të këtij hetimi deri më tani janë arrestuar 6 persona, mes të cilëve ish kryetari i Bashkisë së komunës së Corleto Perticara, 5 nënpunës të Enit, si dhe janë vënë nën hetim 60 persona të tjerë.Sipas prokurorëve të kësaj çështjeje ky mekanizëm i paligjshëm i hedhjes së mbeturinave i kursente shoqërive përfshirëse një kursim financiar nga 44-110 milionë euro në vit. Ministrja e dorëhequr italiane Federika Guidi është një nga pinjollet e familjes sipërmarrëse italiane Ducati Energia./Oranews.tv/