Arrestohet grabitësi i banesave në kryeqytet, në kërkim bashkëpunëtori

Një shtetas përfundoi në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, pas një operacioni të koduar “Thyerja”.Burime zyrtare të Policisë së Tiranës konfirmuam se kanë arrestuar shtetasin Agron Arixhiu, 32 vjeç, banues në Tiranë,  i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa në kërkim shpall 23 vjeçari me iniciale E.K.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autor i vjedhjes së disa pajisjeve në një Fast- Food  në rrugën “Siri Kodra”, vjedhje të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetasin E.K.Nga hetimet e kryera, policia ka dokumentuar edhe 5 vjedhje të tjera, si televizorë, materiale ndërtimi, bizhuteri, si rreth 1 milion e 500 mijë lekë të vjetra, shumë e vjedhur në dy banesa të ndryshme.Vjedhjet janë kryer në zona të ndryshme të kryeqytetit, si në “Hoxha Tasim”, “Ymer Ndregjoni”, “Jorgo Plaku”, Rruga e Dibrës, etj./Ora News/