ARMO kalon nën administrim të Albpetrol
Rafineria e përpunimit të ARMO-s kalon nën administrim të Albpetrol. Përfaqësues të kësaj kompanie kanë shkuar në Ballsh. Nga ana tjetër dhjetra punëtorë janë mbledhur para portës së Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës mëngjesin e sotëm për të mësuar më shumë rreth fatit të tyre dhe marrjen e pagave të prapambetura.Sekretari i sindikatës së përpunuesve të naftës Gjergj Selmani u shpreh optimist se gjërat po lëvizinin mirë“Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës tani është nën administrimin e Albpetrol. Shpresojmë të fillojë puna. Shpresojmë të marrim pagat e prapambetura” ka thënë aiMësohet se ka prani dhe të forcave të policisë së rendit dhe të policisë private.[caption id="attachment_712703" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Punëtorët e ARMO-s[/caption][caption id="attachment_712704" align="alignnone" width="631"]
Në foto: Punëtorët e ARMO-s[/caption]/Oranews.tv/