Kjo vogëlushe u dhunua barbarisht nga kujdestarja e jetimores në Durrës
Një fëmijë vetëm 3 vjeç u dhunua barbarisht në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës.Bëhet fjalë për vajzën që shihni në foto, e cila është keqtrajtuar në mënyrë të dhunshme, duke i lënë shenja në fytyrë.Sipas raportit të mbajtur për rastin, fëmija është dhunuar pasi kishte “defektuar në mbathje gjatë qëndrimit në kopsht”. “Kjo konfirmon jo vetëm dhunën fizike, por edhe atë psikologjike të ushtruar kundrejt fëmijës. Fëmija 3 – vjeçar tregoi se kujdestarja e kishte goditur disa herë dhe ndihej i frikësuar kur shikonte kujdestaren”, thuhet në raportin për rastin.Ndërsa kujdestarja Dafina Fama është justifikuar duke thënë se shenjat e fëmijës janë shkaktuar nga rrëzimi në tualet. Rasti u denoncua në emisionin “Stop”, ku bëhet me dije gjithashtu se kujdestarja është larguar nga detyra.
/Ora News/