Bushati për letrën e Ramës: Basha të shohë pyllin, jo një pemë të vetme
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar letrën që kryeministri Edi Rama i ka dërguar kryeopozitarit Lulzim Basha, ku e fton për dialog në kuadër të reformës në drejtësi.Pas takimit me homologun çek, Lubomir Zaoralek, shefi i diplomacisë shqiptare ndërsa e ftoi Bashën ti përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese, tha se ka shenja pozitive për hapjen e negociatave pas përfundimit të reformës në drejtësi.Bushati: Para nesh ka një dritare që është e hapur sa i përket hedhjes së hapit të radhës që duhet të ishte marrja e një rekomandimi të qartë nga Komisioni Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarsim.Duhet të ndajmë strategjinë, taktikën politike nga ajo që është qëllimi i përbashkët dhe në këtë rast besoj se do të ishte e vlefshme dhe për opozitën dhe kryetarin e PD që të shihte pyllin dhe jo një pemë të vetme.Duke u ndaluar tek marrëdhëniet dypalëshe, Çekia kërkon rritjen e bashkëpunimit ekonomik.Zaoralek tha se Shqipëria ka nevojë të promovohet më shumë për të evidentuar vlerat që ka.Zaoralek: Kemi një lloj dinamizmi të ri në marrëdhëniet dypalëshe. Në fakt niveli i këmbimeve tregtare nuk është aq i lartë, por tendenca e re është shumë e rëndësishme. Ne kemi interes të madh të të bërit biznes këtu. I rekomandova Ministrit që të promovoni vendin tuaj në Çeki, jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për kulturën.Me delegacionin çek, ishte i pranishëm edhe ish-Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fule.