Në Kukës vritet shpendi i rrallë
Ky shpend është drejt zhdukjes në të gjithë botën, ndërsa në Shqipëri është vrarë. Në vendin tonë nuk jetojnë shkabat, por edhe rasti i vetëm me sa duket ia shërbyer gjuetarëve për ta vrarë.“Është vrarë para 2 muajsh në një fshat të Kukësit. Nuk e di, nuk kam informacion nëse është shpend i rrallë, apo jo?! Gjithsesi me vjen keq kur shikoj kafshë të rralla që vriten nga gjuetia e pakontrolluar!”, shkruan denoncuesi, duke kërkuar ruajtjen e anonimatit.Ekspertët thonë se special në fjalë është drejt zhdukjes. “Ne e dinim që shkabat nuk ekzistonin më në Shqipëri, pasi ishin zhdukur. Ardhja e saj këtu do të ishte një lajm shumë i gëzuar, por vrasja përbën një krim. Ndoshta ajo ka ardhur që të ndërtojë një fole”, citon “Shqip”, ekspertët.
/Ora News/