Pingpongu, Basha: Dialog brenda Kushtetutës; Rama i përgjigjet: Po? Jo?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2016, 19:38
Një festë e bërë publike nga kryeministri Edi Rama, fillimisht mbrëmjen e shkuar në emisionin e Ilva Tares dhe që sot u bë zyrtarisht ka shkaktuar reagime dhe kundër reagime midis qeverisë dhe opozitës.Në përgjigje të deklaratës së kreut të opozitës, kryeministri Rama reagoi në Facebook, duke theksuar se letërshkruesi nuk kuptohet se çfarë përgjigje jep për ftesën e bërë, por shton se mazhoranca mbetet sërish e hapur për dialog.Reagimi i Ramës:"Sot i kam nisur zyrtarisht ftesën këtu bashkëngjitur, zotit Lulëzim Basha. Sapo ka mbërritur mbi tavolinën time, përgjigja e tij, këtu bashkangjitur gjithashtu.Ju lutem më thoni nëse jam unë gabim apo ka diçka që nuk shkon fare në përgjigjen në fjalë! Sepse më ngjan që letërshkruesi është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, po si përfundim nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën(?!).Po? Jo? Ndoshta po, ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?Sidoqoftë e përsëris, ne jemi gati.Në ftesën tonë, kemi qenë shumë të qartë që nuk imponojmë asgjë (natyrisht as nuk mund të na imponohet kurrgjë). Dëshirojmë një forum dialogu konstruktiv dhe konkret, me axhendë çështjesh të dakordësuar 100%. Do të ishte shumë mirë të ndodhte për arsyet që kemi thënë, por ndërkohë ndodh s'ndodh, ne vazhdojmë me përkushtim punët tona në çdo drejtim. Për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër…"Më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Basha i ktheu zyrtarisht përgjigje letrës së Kryeministrit për dialog, duke deklaruar se nuk ka dialog pa zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatet e deputetëve. Vetëm kështu sipas Bashës bëhet e besueshme se mazhoranca është gati.Në letërpërgjigjen ndaj ftesës, Basha qartëson Ramën se nuk mund të takohen asesi për të diskutuar opsione antikushtetuese me vetëdijen se mund të mos biem dakord dhe antikushtetuetshmëria të vazhdojë si normalitet.Sipas tij, një forum i këtillë nuk është asfare përmase civilizimi, por e kundërta e tij.Në vijim të letrës së tij, Basha e quan ftesën e Ramës një hap të vonuar.“Prej kohësh opozita ka kërkuar dialog të nivelit më të lartë politik për reformën në drejtësi, e jo vetëm, ndërsa keni qenë ju dhe vetëm ju kundër.Sot ju më ftoni që mosdakordësive politike mes palëve t’i japim një tjetër forum mes qeverisë dhe opozitës si përmasë e cunguar e civilizimit”.Zyrtarisht kryeministri Edi Rama ftoi sot Lulzim Bashën për tryezën e dialogut të nivelit të lartë, pa ndërkombëtarët, për të dakordësuar çështjet që i kanë ndarë deri më tani.Ne jemi gati, po ju a jeni gati ju? Ishte pyetja që i shtroi Edi Rama Kryeopozitarit.
Përgjigjia e Bashës për letrën e Ramës