Pastrohet Shkumbini, ndërgjegjësim për rëndësinë e ekosistemit
Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me vendorët e Librazhdit dhe komunitetin e zonës, kanë ndërmarrë aksionin për pastrimin e lumit Shkumbin. Synimi ishte ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e ekosistemit për një mjedis të shëndetshëm.E gjithë vija e lumit Shkumbin i është nënshtruar një aksioni pastrimi nga Ministria e Mjedisit me komunitetin e Librazhdit, të cilët iu bashkuan nismës "Bëhu i zgjuar! Vepro me përgjegjshmëri!Objektivi i kësaj fushatë është rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e ekosistemit dhe një mjedisi të shëndetshëm.Zv/Ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, vlerësoi se nisma të tilla synojnë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së lumenjve dhe ekosistemit në tërësi.Klevis Xhaxhiu: Impiant i pastrimit të Shkumbinit që konsiston me tre diga dhe do të jetë afër grykëderdhjes së Shkumbinit në detin Adriatik. Kështu që do të kemi praktikisht një lumë më të pastër në detin Adriatik.Ky është vetëm luftimi i pasojës.Xhaxhiu prezantoi dhe projektin e landfillit, që tha se do shmangë depozitimin e mbetjeve përgjatë shtratit të lumenjve.