Tentuan të kalonin ilegalisht në Britani, arrestohen shqiptarët në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2016, 18:51
Katër shqiptarë(ne foto) u ndaluan nga policia italiane në aeroportin e Katanias, pasi po tentonin të shkonin në Britaninë e Madhe.Bashkë me ta u arrestuan edhe 5 persona të tjerë me kombësi të ndryshme. Shqiptarët e ndaluar janë Klevis Zaraj, 28-vjeç, Gilbert Malecaj, 28-vjeç, Edison Bajramaj, 22-vjeç, si dhe Shkelqim Çokaj, 25-vjeç.Ata kishin udhëtuar nga Stambolli në drejtim të Italisë. Shqiptarët u ndaluan për posedim të kartave të identitetit të falsifikuara./Ora News/