Poloni, 5 futbollistë të një skuadre futbolli humbin jetën në aksident

Një tragjedi e vërtetë ndodhi në futbollin polak.Pesë futbollistë të një skuadre humbën jetën në një aksident rrugor.Viktima janë portieri, Patryk Szewczak, 18 vjeç, dy vëllezërit Kamil dhe Rafael Pydych, 22 dhe 27-vjeç, Mariusz Korzepa, 25-vjeç, dhe Kamil Oslizlo, 29-vjeç.Policia lokale tha se tre persona vdiqën menjëherë pas aksidentit, ndërsa dy të tjerë vdiqën më vonë në spital.Minibusi ku futbollistët e skuadrës Wolczanka Wolka Pelkinska FC po udhëtonin, u përplas me një kamion, duke shkaktuar edhe tragjedinë e rëndë./Ora News/