Belgjika do të ekstradojë Abdeslam në Francë, akuzohet për sulmet e Parisit

Belgjika i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit në Francë të terroristit të vetëm të  mbijetuar nga sulmet e Parisit, Salah Abdeslam.Vendimi është marrë sot nga një gjykatë belge, thanë prokurorët federalë.Sipas tyre, Franca dhe Belgjika tashmë do të diskutojnë sesi do të vazhdohet me transferimin e tij.Avokati i Abdeslam ka deklaruar se klienti i tij kërkon të bashkëpunojë me atoritetet franceze dhe se do të kërkojë përshpejtim të procedurave të ekstradimit.26-vjeçari që dyshohet se është shefi i logjistikës në sulmet vdekjeprurëse në Paris gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, është kapur gjatë këtij muaji në Bruksel.Abdeslam nuk ka folur me hetuesit që nga koha kur kryeqyteti belg u godit nga sulmet vetëvrasëse në aeroport dhe në stacionin e metrosë.