Letra e Ramës, Bylykbashi: Për Bashën ishte për të qeshur me lot dhe shkulur flokët

Letra e Kryeministrit Edi Rama për shefin e opozitës Lulzim Basha për dialog politik, përveç të qeshurave duket se nuk ka dhënë asnjë rezultat tjetër.Këtë e ka deklaruar vetë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili në një postim në fb shprehet: “Si rregull, ne fund te nje raundi te pasuksesshem negociate, thuhet: rame dakord qe te mos biem dakord. Kjo eshte shprehje e shpikur per te krijuar pozitivitet edhe kur nuk bihet dakord me shprese per te vazhduar ne raundin tjeter, ndersa ne shqiptaret i themi: te mbajme veten me gajret.Por letra e sotme e Rames per liderin e opozites ishte per te qeshur me lot por edhe per te shkulur floket".Sipas Bylykbashit, Rama sot me letrën drejtuar Bashës shkroi një kapitull të ri. Dhe manuali i ri i negociimit sipas Bylykbashit është “si të negociojmë që të mos biem dakord?”Bylykbashi: "Rama fton Bashen qe "mosdakordesive" t'u jepet nje "permase e munguar civilizimi" nepermjet nje tryeze dialogu dhe keshtu t'u mbushet mendja nderkombetareve se jemi te civilizuar! Pra, qe ne ftese Rama e ka te mbledhur mendjen per mosdakordesine, por hallin e ka te fasada".Zyrtarisht kryeministri Edi Rama ftoi sot Lulzim Bashën për tryezën e dialogut të nivelit të lartë, pa ndërkombëtarët, për të dakordësuar çështjet që i kanë ndarë deri më tani.Ne jemi gati, po ju a jeni gati ju? Ishte pyetja që i shtroi Edi Rama Kryeopozitarit.

Rama sot, me letren drejtuar Bashes, shkroi kapitull te ri ne manualin e negociimit: "Si te negociojme qe te mos biem...Posted by Oerd Bylykbashi on 2016-03-31