Kanalet kulluese, fermerët e Fierit: Nuk pastrohen, na përmbyten tokat
Fermerët e zonës së Bishanit në Fier ngrenë shqetësimin e mospastrimit të kanaleve kulluese e vaditëse prej të paktën 15 vitesh. Ata thonë se ndonëse janë përpjekur të ndërhyjnë vet me mjete rrethanore, duhet një ndërhyrje më e thellë, me mjete profesionale. Sipas fermerëve, prodhimet e tyre bujqësore përmbyten pothuajse në çdo periudhë reshjesh.Fermerët e zonës së Bishanit në Fier kërkojnë pastrimin e kanaleve kulluese.Ata thonë se Bordi i Kullimit edhe pse ka ditë që nuk ka reshje, ende nuk ka nisur nga puna për pastrimin e kanaleve kulluese, vaditës apo magjistralëve që shërbejnë për mbledhjen e ujrave nga tokat. Sipas fermerëve, ka mbi 15 vjet që kanalet nuk pastrohen.Fermeri: Shikoni kanalin kullues dhe vaditës, këta kanal ka të drejtë ta bëjë shteti jo unë, unë e kam pastruar se e kam në tokë time deri në fund, kam prerë ferrën, kam pastruar. Bën mbathjen e rrugës dhe i hedhin këtu, unë ti heq këto mbeturina?Fermeri: Të gjitha kështu janë kanalet, e prishin dhe argjinaturën me qëllim që të mos vadisin.Gjatë kohës ne mbytemi me këto gjëra.Fermeri: As janë pastruar, ka 20 vjet, asnjë qeveri nuk ka vënë dorë në kanalet kulluese dhe as vaditëse dhe as nuk kanë ndërmend.Aktualisht fermerët kanë vijuar mbjelljen e tokave bujqësore, ndonëse ekziston frika e përmbytjeve për shkak të kanaleve të bllokuara edhe si pasojë e hedhjes së mbeturinave, për të cilat thonë se në verë janë dhe shkak për burim infeksionesh.