Diplomat universitare, kreu i Arkivës Vlorë: S'ka dokumentacion për 2007-2010
Mungesa e dokumentacionit të arkivuar për periudhën 3 vjeçare, 2007-2010, ka ngritur dyshime për vertetësinë e diplomave të Universitetit të Vlorës. Sipas kreut të Arkivës Vlorë, kjo periudhë është e dokumentuar në mënyrë elektronike, çka ngre pikëpyetje me autenticitetin e notave, pasi është e lehtë për t'u manipuluar. Diplomat e Universitetit të Vlorës dhe ligjshmëria e tyre për periudhën 2007 -2010 vihen në pikepyetje nga kreu i Arkivës së qytetit bregdetar, pasi sipas tij mungojnë totalisht të dhënat për këtë periudhë.Auron Rrokaj thotë se gjatë këtyre tre viteve është punuar për rikuperimin e të dhënave të studentëve, rezultateve të provimeve të tyre dhe diplomimet, por ka dyshime mbi autenticitetin e tyre.Auron Rrokaj: Në periudhën që daton nga 2007-2010 ka pasur një vendimarrje jo me shkrim nga ish-Drejtuesi i Universitetit të asaj kohe për të eleminuar dokumentet shkresore dhe për të operuar me dokumente elektronike, siç janë posta elektronike dhe një sistem menaxhimi i të dhënave informatike.Dokumenti elektronik që është krijuar në Universitetin e Vlorës është në shkelje të plotë të gjithë të gjithë kritereve, të gjitha ligjeve dhe VKM për dokumentimin elektronik.Rrokaj shton se pas përfundimit të proçesit të dokumentimit të të dhënave do të kërkojë një hetim të posaçëm nga Prokuroria e Vlorës.Gjatë periudhës 2007-2010 janë diplomuar nga Universiteti i Vlorës mesatarisht 1200-1500 studentë në vit.