Johanes Hahn: Miratoni reformën në drejtësi para verës, pastaj nis zbatimi
Politika shqiptare duhet të mbyllë reformën në drejtësi para pushimeve të verës. Deklarata vjen nga komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn në mbyllje të takimit dy ditor të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Durrës. Gjatë konferencës së përbashkët u sqarua miratimi i draftit për infrastukturën, çështjet për rininë, përballimin e krizave si ajo e refugjatëve etj.Takimi dy ditor i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Durrës përfundoi me miratimin e një drafti prej 5 pikash.Në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionerin e BE për Zgjerimin, Johanes Hahn, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se u ra dakord për masat që duhen marrë për projektet infrastrukturore, për çështjet për rininë, përballimin e krizave si ajo e refugjatëve dhe luftën kundër terrorizmit.Ditmir Bushati: Kriza migratore ka prekur edhe vendet e rajonit tonë. Ka vënë në pikëpyetje elemëntë të caktuar që kanë lidhje me sigurinë dhe luftën më të efektshme ndaj komponentëve të ndryshëm të çështjeve të sigurisë dhe natyrisht prania e kaq shumë kolegëve na krijion mundësi në radhë të parë për të pasur një shpjegim të detajuar nga ana e Komisionerit të Zgjerimit mbi marrëveshjet e fundit që vetë BE ka arritur me Turqinë.Komisioneri Hahn tha se do të jetë një paketë prej 150 milion euro që do të prezantohet në Samitin e 4 korrikut në Paris për 10 projekte, 6 nga të cilat janë për transportin dhe 4 në fushën e energjetikës, për të cilat nuk është e thënë se çdovend i Ballkanit Perëndimor do të përfitojë.I pyetur për reformën në drejtësi Komisioneri Hahn e konsideroi problem kyç, që duhet të zgjidhet para pushimeve të verës.Johanes Hahn:Bëmë një inventar të realizimit të 5 prioriteteve dhe drejtësia është në zemër të përparësive. Është element kyç dhe na duhet një vendim përpara pushimit të verës. Të respektohen mendimet e Komisionit të Venecias, të respektohet marrëveshja në parim që është arritur dhe të miratohet reforma në drejtësi. Miratimi është hapi i parë, ndërsa i dyti është zbatimi i saj. Duhet zbatimi i mirë që të mund të shohim në tetor rezultatet, që shpresojmë të jenë në drejtimin e duhur. Nëse është kështu, jam optimist.Takimi dy ditor ka qartësuar edhe ngritjen e zyrës rajonale për rininë, e cila do të ketë selinë e saj në Tiranë, linjat e interkonjeskionit për energjinë dhe degëzimin e hekurudhës nga Tirana deri në Rinas.