Luan tenton të sulmojë njeriun në parkun e Kenias, vritet

Një pjesëtar i shërbimit për mbrojtjen e pyjeve në Kenia ka qëlluar për vdekje një luan në rrethinat e kryeqytetit Nairobi, pasi ky i fundit sulmoi duke lënë të plagosur rëndë një banor vendas.Ngjarja ndodhi në Parkun Kombëtar të Nairobit. Njësia e shpëtimit rrethoi luanin, me synim për të mos lejuar plagosjen e ndonjë banori tjetër.Në një video duket  luani teksa përpiqet të sulmojë një njeri, për tu qëlluar menjëherë për vdekje nga rohetMegjithatë komisioneri rajonal David Kipkemei tha se priste që ekipi i shpëtimit, ta qetësonte luanin dhe jo ta vriste atë.Ky është incidenti i tretë që ndodh pasi një luan arrin deri në parkun kombëtar, përgjatë këtyre javëve të fundit.Në dy incidentet e para, dy luanët janë kapur dhe janë dërguar sërish në zonat e mbrojtura.Parku Kombëtar i Nairobit është shumë popullor dhe i vizituar nga mijëra turistë pasi në të gjenden luanë, rinocerontë, xhirafa, zebra dhe shumë kafshë të tjera.