Shpërthim i fuqishëm në Turqi, vriten 4 oficer policie dhe plagosen 14 të tjerë
Katër oficerë policie kanë humbur jetën dhe 14 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i ndodhur pasditen e sotme në Turqi.Shpërthimi është regjistruar në qytetin kurd Dijarbakër, mesditën e sotme. Shpërthimi u regjistrua në një zonë pranë stacionit të autobusëve atje. Mediat turke shkruajnë se në shënjestër ishte një autobus që transportonte forcat speciale të policisë.Ambulancat dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Mediat turke njoftojnë se të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak të qytetit.Diyarbakër është qyteti më i madh në juglindjen të Turqisë, i banuar kryesisht nga kurdët, ndërsa është përfshirë vazhdimisht nga vala e dhunës midis forcave qeveritarëve dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
/Ora News/