"Trembet" live, papagalli ulet mbi krahun e gazetares

Gazetarja për rrjetin televiziv australian "Nine", Brittany Kleyn ka ulëritur me panik gjatë raportimit live pasi një papagall u ul papritur në shpatullën e saj.Papagalli që më vonë u identifikua me emrin Lola e që fluturonte nga bregdeti Gold i Queensland, e shokoi gazetaren."Nuk e heq dot nga vetja, o zot, ju lutem ma largoni. Nuk është aspak për të qeshur Burger, nuk është për të qeshur" bërtiste ajo teksa përpiqej të larghonte papagallin.Më pas kameramani e ndihmoi tja largonte zogun nga shpatulla.Lola ishte larguar nga pronari Michelle Mills, i cili ishte shumë i shqetësuar rreth fatit të saj.Menjëherë më pas, gazetarja ja kishte kthyer zogun të zotit, që e kishte parë ngjarjen në televizion.