Mungojnë investimet në tregun e Korçës, AKU nuk ushtron kontrolle
Mungesa e investimeve në tregun e Korçës dhe e kontrolleve të sigurisë ushqimore i ekspozon konsumatorët ndaj rreziqeve nga produkteve jo cilësore. Bulmetet dhe prodhimet e tjera shiten në tregje pa higjenë, pranë tezgave të improvizuara dhe kontenierëve të mbetjeve.Kushtet në tregun ushqimor të qytetit të Korçës lënë shumë për të dëshiruar, ndërsa prodhimet e qumështit shiten në kushte skandaloze mes pluhurit dhe ndotjes së kontenierëve.Prej vitesh tregtarët shesin bulmetet apo prodhimet e tyre pa plotësuar asnjë standard higjeno-sanitar.Tregtarët kanë vendosur disa qese dhe kartona në pjesët e tendave të dëmtuara, për të sfiduar kushtet atmosferike, por një situatë e tillë në tregje është problematike për shkak të pasojave në shëndetin e qytetarëve.AKU bashkë me pushtetin vendor duhet të kishte marrë masa përpara disa viteve, por ka lejuar dhe vijon të lejojë aktivitetë të tilla pa garantuar sigurinë ushqimore dhe kushtet në të cilat i shiten konsumatorëve.