Defiçiti i skemës së pensioneve në ulje, probleme me dokumentimin e viteve të punës
Defiçiti i skemës së pensioneve është ulur, 1 vit pas hyrjes së fuqi të reformës së re. Në një intervistë për Ora News, Drejtori i ISSH-së, Astrit Hado deklaron se rritja e numrit të kontribuesve është rezultat edhe i luftës anti-informalitet. Sipas tij, efektet e reformës do të ndihen pas 5 vjetësh. Hado pranon problemet që kanë shumë qytetarë me dokumentimin e viteve të punës, gjë që i detyron t’i drejtohen Gjykatës.Një vit pas hyrjes në fuqi të reformës së pensioneve, skema ka pësuar një përmirësim të lehtë përsa i përket rritjes së numrit të kontribuesve.Por kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, deklaron se ky mund të jetë edhe efekt i nismës anti-informalitet dhe përfshirjes në skemë të punëtorëve në të zezë.Ai shpjegon arsyet pse efektet e reformës së pensioneve do të kërkojnë të paktën 5 vjet kohë që të ndihen.Astrit Hado: Kemi një reduktim të defiçitit të degës së pensioneve, kemi një rritje të numrit të kontribuesve kjo e kombinuar dhe me luftën kundër informalitetit që qeveria ka ndërmarrë. Reformat asnjëherë nuk i japin efektet që vitin e parë, sepse përderisa ndryshon një mënyrë llogaritje, ndryshojnë dhe kriteret dhe ka një reformë të sistemit të pensioneve. Nuk mundet dot që ndryshimi të jetë drastik që vitin e parë sepse krijon një gep tjetër mes atyre që kanë dalë me ligjin e vjetër dhe mes atyre që kanë dalë me ligjin e ri. Efektet e veta do ti japin pas 4-5 viteve, efektet reale që do të ndjehen.Kreui i ISSH-së shpjegon se me reformën e re, vlera e pensionit varet nga periudha periudha dhe vlera e kontributit të çdo individi.Astrit Hado: Formula është shumë e thjeshtë, bazohet në vitet e sigurimit dhe paga mbi të cilën ke paguar kontributet.Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore bën të ditur se problem kryesor me pensionet ka të bëjë kryesisht me humbjen e viteve të punës, çka bën që konflikti të përfundojë në gjykatë.Astrit Hado: Pas ’94 dhe këtej që subjektet i kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit e vet por nuk i kanë deklaruar listëpagesat në Tatime, kemi mungesa të disa dokumentave të vjetërsisë në punë në disa ndërmarrje ose ish-koperativa të caktuara që janë djegur për shkak të trazirave në ’97-’92, që në fakt na krijojnë një lloj shqetësimi të madh sepse nuk kemi informacion që të verifikojmë periudhat e vjetërsisë dhe shpesh herë këto janë dhe subjekti i ankesave që qytetarët kanë nga Sigurimet Shoqërore, por dhe të proçesve gjyqësore që bëjnë për vërtetimin e faktit.Sipas Hados, për këto raste gjykatat u kanë njohur të drejtën qytetarëve dhe ata kanë përfituar pension, duke përfshire edhe këto vite pune të pa dokumentuara.