Ekspertët: Duhet të ndryshojë struktura e eksporteve, fasonët dhe lëndët e para, tipike për vendet e varfra

Ekspertët e ekonomisë shohin me shqetësim jo vetëm rënien e eksporteve, që vijon tashmë prej shumë muajsh, por edhe vetë strukturën e mallrave që ne eksportojmë. Sipas tyre, fakti që eksportet shqiptare bazohen te fasonet dhe lëndët e para është tipike për vendet e varfra. Ata i rekomandojnë Qeverisë krijimin e parqeve industriale ku bizneset mund të investojnë edhe në industrinë përpunuese, si dhe heqjen e barrierave për eksportet, pasi produktet ushqimore të përpunuara nuk mund të eksportohen në vendet e Bashkimit Europian, për shkak të problemeve me sigurinë.Rënia e eksporteve, jo vetëm në vlerë, por edhe në strukturë, që vijon tashmë prej 9 muajsh shikohet me shqetësim nga ekspertët e ekonomisë.Ata argumentojnë se fakti që eksportet shqiptare bazohen te fasonët dhe lëndët e para është një këmbanë alarmi, pasi këto grupe janë tipike për vendet e varfra.Alban Zusi: Nuk mundet që zëri më i rëndësishëm i eksporteve të një vendi të jetë krahu i lirë i punës, siç nuk mundemi më përsëri të krenohemi me eksport të lëndëve të para të papërpunuara. Ne duhet të mëndojmë urgjentisht që të rrisim sektorin e insdustrisë, të rrisim përpunimin, të shtojmë vlerën e shtuar të produkteve të lëndëve të para dhe të mos krenohemi më se eksportojmë domate dhe speca të këputura nga serat, por duhet të eksportojmë produkte të përpunuara. Po kështu duhet të fillojmë të prodhojmë në vend edhe një pjesë të makinerive që shërbejnë për industrializimin e këtij vendi.Ekspertët i sugjerojnë Qeverisë krijimin e parqeve industriale ku bizneset vendase dhe të huaja mund të investojnë, si dhe heqjen e barrierave në eksporte, një pjesë e të cilave aktualisht janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian.Alban Zusi: Nëqoftëse këto dy barriera do të zgjidhen, pra të gjithë eksportet do të jenë të lira për të ndodhur. Dhe së dyti kushdo që ka një ide biznesi, kushdo që të ndërmarrë një risk për të investuar duhet të shkojë në një zonë industriale dhe të thotë dua kaq sipërfaqe, e dua në këtë vend dhe e gjithë historia e investimit të tij duhet të mbyllet me një kontratë brenda një jave, jo më shumë se kaq. Nëse nuk zgjidhet ky problem Shqipëria nuk ka për tu industrializuar dhe nëse ne nuk industrializohemi do të thotë se ne do të vazhdojmë ta bazojmë eksportin tonë në krahun e lirë të punës dhe eksportin e lëndëve të para.Tkurrja e eksporteve është një lajm i keq, për ekonominë pasi përkthehet në një burim më pak për të ushqyer rritjen, e parashikuar këtë vit në 3.4%.