Bregu: Reforma në drejtësi duhet të niste nga propozimi i Ramës sot

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu në një intervistë në studion e Ora News, thekson se reforma në drejtësi duhet të kishte nisur me propozimin që bëri sot kryeministri, tryezë politike për kryerjen e reformës. Kërkesa në fjalë është bërë prej kohësh nga kreu i opozitës.Bregu: Reforma në drejtësi duhet të kishte nisur nga propozimi që kryeministri ka bërë sot, pra një tryezë politike. Në qoftë se e vini re artikulimin, sa herë kur flasim për Evropën  gjuha shkon tek mungesa e pasionit politik dhe vendimmarrjes, duke ia lënë përgjegjësinë ekspertëve apo teknokratëve. Ekspertët në Shqipëri mund të jenë prefekt të lindur, ose robot të përkryer. Ata nuk kanë përgjegjësi politike. Atë e ka qeveria dhe faktori politik. Kjo duhet të kishte qenë ajo që duhej të ishte zhvilluar në mënyrë normale. Ka një presion të shtuar ndërkombëtar për të miratuar reformën në drejtësi. Faza më e vështirë do të jetë implementimi i paketës së drejtësisë.Bregu tha se koha maksimale për të cilën Hahn tha se mund të hapen negociatat është vera e këtij viti.Bregu: Marrja e statusit për anëtarësim ka përgjegjësi më shumë. Në rast se negociatat nuk hapen gjatë këtij viti, ato mund të jenë të vështira vitin tjetër. Ka zgjedhjet në Francë, ka zgjedhje në Gjermani. Kemi një Evropë që flet pak për zgjerimin. Vështirësia do të bëhet gjithnjë e më e madhe. Qeveria mendon se mund të ketë një As në dorë për zgjedhjet e ardhshme, kjo për mua s’ka pikë rëndësie. Ne duhet të ecim jo vetëm për të kapur kohën e humbur.Duke komentuar mesazhet e komisionerit Hahn sot në Tiranë, deputetja e Partisë Demokratike thekson se mesazhi kyç ishte ai për zgjedhjet e lira dhe të ndershme si kusht për negociatave.Bregu: Kur vjen puna për reforma madhore që nuk ndodhin çdo ditë, ka vend për mesazh për të gjitha palët. Mesazhi më i mirë që komisioneri ka përcjell sot se edhe sikur reforma në Drejtësi të miratohet, Bashkimi Evropian do të vëzhgojë implementimin e saj, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kusht për hapjen e negociatave, se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen nga të gjithë./Ora News/