Video satirike për Erdogan, Gjermania: Liria e shtypit është e panegociueshme
Liria e shtypit është e panegociueshme në bisedimet me Turqinë. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, duke u përgjgijur pyetjeve rreth spekulimeve se pala turke e kish thirrur këtë mbledhje për tu ankuar rreth një kanali televiziv satirik në Gjermani që ka bërë humor me Presidentitn turk Erdogan." Liria e medias, liria e shprehjes, shteti ligjor dhe pavarësia e drejtësisë janë pika të panegociueshme në Gjermani dhe për qeverinë gjermane. Këtë ja kemi bërë të qartë edhe palës turke”- u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Sausan Chebli.Ministria e Jashtme turke thirri për sqarime ambasadorin gjerman në Ankara në lidhje me një program starik në televizionin NDR që nëpërmjet një kënge dy minutëshe, vendos në lojë Presidentin e Turqisë Rexhep Tahip Erdogan." Fakti që diplomacia turke është vendosur në lëvizje për shkak të show-t tonë satirik, na bën të kuptojmë se ajo çfarë ne perceptojmë për lirinë e medias nuk është e njëjtë në Turqi. Për fat të mirë politika në Gjermani e lejon satirën "- deklaroi kryeredaktori i NDR.Ndërohë që kryetari i shoqatës së medias Frank Ueberall deklaroi se shteti nuk mund të ketë kontroll mbi median dhe se video mund të gjendet pa problem edhe online, pasi nuk është hequr pavarësisht situatës së krijuar./Oranews.tv/