Asad: Terrorizmi mbështetet nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar
Problemi kryesor është terrorizmi dhe mbështetet direkt nga Turqia, nga familjet mbretërore të Arabisë Saudite dhe një sërë vendesh perëndimore, në veçanti nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuara. Kurse vendet e tjera perëndimore janë spektatorë idiferentë që nuk bëjnë asgjë për të zgjidhur problemin.Këto akuza vijnë nga Presidenti sirian Bashar Al Asad të bëra për agjensnë e lajmeve ruse Sputnik, me seli në afërsi të kremlinit.Terrorizmi duhet të luftohet në nivel ndërkombëtar sepse nuk përfshin vetëm Sirinë, tha asad, duke shtuar se shumë vende kërkojnë të shohin dështimin e ushtrisë siriane, e cila sipas tij ka dhënë një kontriibut të madh në luftën ndaj terrorizmit.Asad tha gjithashtu se bazat ushatrake ruse janë të domosdoshme në territorin sirian për të vendosur një balancë ndërkombëtare.Presidenti sirian ka folur edhe për tranzicionin politik në Siri, i cili sipas tij duhet të vijë në përputhje me kushtetutën aktuale të vendit dhe duhet të parashikojë një qeveri të unitetit kombëtar që përfshin forca të ndryshme politike.Ky kabinet thotë Asad, duhet të përfshijë anëtarë të opozitës, të qeverisë aktuale, të pavaur dhe në fokus të tij duhet të ketë krijimin e një Kushtetute të re të cilën më pas ta votojë sovrani. Presidenti sirian tha se Damask ka qenë gjithmonë i gatshëm për të negociuar dhe ka qenë gjithashtu fleksibël edhe me kundërshtarë antipatikë, duke vënë gjithçka në rrezik për hir të kompromisit./Oranews.tv/