Juventus - Inter, fillon Derbi
Juvetus-Inter, derbi i Italisë i programuar për të shtunën, ka filluar tashmë, edhe pse dy skuadrat kane kaluar jo me pak veshtirsi mbreme dy sfida te rendesisheme Sampdorian dhe Bolonjën për javën e 10-të Serie A. Ata që janë përplasur në distancë janë dy presidentët, Andrea Agnelli dhe Massimo Moratti, të cilët i janë referuar gjykimit të ndeshjes shumë të debatuar Catania-Juventus."Para, gjatë dhe pas ndeshjes në Catania kishte një tension absolut përreth Juventusit. Fyerje nga tribuna kanë detyruar drejtuesit tanë të largohen që aty. Në konferencën për shtyp ndodhën gjëra të papranueshme në dëm të Alessios. Edhe në emisionet televizive dukej sikur ishim të rrethuar, që është një gjë absolutisht anormale dhe jotipike. E dënoj këtë sjellje ndaj nesh dhe e konsideroj të papërshtatshme që për një gabim të gjyqtarit është tërhequr në valle edhe shefi i gjyqtarëve Braski", deklaroi numri një i bardhezinjëve.ndersa ne kampin tjeter presidenti I zikalterve deklaron se "Ndeshja në Catania më ka bërë pak përshtypje. Por nuk do të doja të shkonim në ndeshjen e së shtunës duke e acaruar mungesën e madhe të simpatisë mes tifozerive të Interit dhe të Juves. Nuk besoj se është nevoja të nënvizojmë atë që gazetat e kanë thënë në mënyrën më perfekte. Është një situatë absurde ajo e së dielës, por duhet të urojmë gjithmonë që të jetë vetëm një gabim dhe duhet vetëm të shpresojmë që të mos përsëriten gabime kaq të rënda", tha nga ana tjetër presidenti zikaltër, Massimo Moratti.Superndeshja Juventus-Inter luhet ditën e shtunë, ora 20.45 ndersa pritet te jete nja nga ndeshje me te rendesishme dhe me te ndjekura ne ta gjithe te apasionuarit e sportit.