Ancelotti: Ibra mund ta fitojë Topin e Artë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 12:13
Menaxheri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, është optimist sa u takon shanseve të Zlatan Ibrahimovic të fitojë Topin e Artë në sezonet e ardhshme, por thotë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë kandidatë të fuqishëm për ta fituar atë këtë vit.“Mendoj se Ibra mund ta fitojë atë. Por ai ende ka kohë ta fitojë. Sezonin e kaluar ai nuk fitoi asgjë. Që është arsyeja se pse ai do të ketë më shumë mundësi vitin e ardhshëm”.“Kush besoj se do ta fitojë këtë herë? Messi ose Ronaldo”, ka thënë Ancelotti para gazetarëve.