Formacioni i mundshëm i Juventusit kundër Bolonjës

Pas shume polemikash në fundjavë për gabime gjygjtares në sfidën Katania-Juventus bardh e zinjtë rikthehen në shtëpi për të luajtur një tjetër ndeshje të rëndësishme në kampionatin Italian, atë kunder skuadrës së Bolonjës. Në këtë sfidë zonja e vjeter do të kerkojë fitoren për të ruajtur kreun e klasifikimit. Ndaj bolonjës Juventus pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin bazë ndërsa trajneri Aktual Anxhelo Alesio pritet të hedhë në fushë formacionin 3-5-2. Ne portë Bufon, në mbrojtje Barzalji, Bonuçi, Kielini, në mesfushë Isla, Xhakerini, Pirlo, Pogba dhe Marrone, ndersa në vijën e parë të sulmit priten të jenë që nga minuta e pare Gjovinko dhe Bendner në këtë formacion bie në sy mungesa e Markizios dhe Vidal Asamoah lojtarë të rëndësishëm për Juventusin që trajneri Alesio ka preferuar t'i ruaj për ndeshjen e fundjavës kundër Interit.Ndërsa në krahun tjeter trajneri i Bolonjas, Stefano Poli, pritet të luajë me formacionin 4-3-1-2. Ne portë Aliardi, në mbrojtje Mota, Antonson, Kerubin, dhe Morleo, në mesfushë Kone, Pacienca, Guarente, Taider, ndersa ne repartin e avancuar do te jene Gabiadini dhe Xhilardino.